Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lezhë/Përplasen dy makina në Urën e Matit, 5 të plagosur

Lezhë/Përplasen dy makina në Urën e Matit, 5 të plagosur
July 18
10:10 2019

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në afërsi të Urës së Matit në Lezhë. Policia njofton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 02.00 të mëngjesit.

Si rrjedhojë e aksidentit, 5 persona janë plagosur. Ata janë dërguar menjëherë në spital për kurim.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Të aksidentuarit janë të gjithë anëtarë të një familjeje.

Dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. Këta të fundit rëndë janë dërguar dejt Spitalit të Traumës në Tiranë. /Blitz.al/

Burimi: Balkanweb

Komento
Shperndaje