Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lezhë, parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale

Lezhë, parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale
November 02
11:09 2016

Nga Anduena Llabani

Lezhë

Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale.

Tenton të vrasë me armë një shtetas, policia ndërhyn në kohë, kap dhe arreston në flagrancë autorin e dyshuar.

Më datë 01.11.2016 është marrë njoftim se në fshatin Torovicë në Lezhë ka pasur një konflikt. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore, të cilët kanë bërë të mundur ndërhyrjen në kohë duke kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin:

Agron Gjeka, 40 vjeç, banues në fshatin Torovicë, Lezhë.

Ky shtetas pas një konflikti për motive pronësie ka tentuar të vrasë me armë gjahu shtetasin L.B., 31 vjeç, banues në fshatin Torovicë, Lezhë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjahut”, parashikuar nga Nenet 78-22 dhe 280 të Kodit Penal. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje