Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lezhë, ndjekje si nëpër filma. Rrethohet grabitësi, qëlloi me plumb në kokë policin

Lezhë, ndjekje si nëpër filma. Rrethohet grabitësi, qëlloi me plumb në kokë policin
December 22
10:41 2016

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 9:30 të mëngjesit të sotëm, pasi një person i armatosur ka grabitur me armë zjarri një automjet me targa AA 870 II dhe është larguar me shpejtësi.

Policia lokale bëri me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:30 minuta të paradites në autostradën Fushë-Krujë-Lezhë, pranë vendin të quajtur “Kryqëzimi i Arbërisë”.

Menjëherë pas ngjarjes, në ndjekje të tij janë vënë forca të shumta policie dhe në ndjekje e sipër ka mbetur i plagosur një polic, i cili është qëlluar me armë nga autori i grabitjes.

Bëhet me dije se efektivi i plagosur po dërgohet me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Tiranë, pasi plumbi e ka kapur në kokë.

Aktualisht, grabitësi është rrethuar nga forca të shumta policie, si dhe efektivë të RENEA-s, që kanë shkuar në ndihmë.

Grabitësi është i armatosur dhe i rrezikshëm, prandaj pritet që aksioni të zhvillohet me shumë kujdes. /Blitz.al/

Shperndaje