Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lezhë – Kurbin, goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve të forta narkotike

September 25
15:59 2016

...

Nga Anduena Llabani

Lezhë – Kurbin, sekuestrohen 320 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Arrestohet në flagrancë një shtetas.

Më datë 25.09.2016, nga Seksioni kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative si dhe falë një operacioni të mirorganizuar , u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Pajtim Aga , 47 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij u gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi prej 320 gramësh e dyshuar si lëndë narkotike kokainë e paketuar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal./Blitz.al/

Komento
Shperndaje