Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lezhë/ Grabitet me armë një makinë, policia e gjen të djegur!

Lezhë/ Grabitet me armë një makinë, policia e gjen të djegur!
March 22
10:28 2019

Një makinë është djegur mbrëmë rreth orës 20:00 në hyrje të rrugës së fshatit Kakarriq, në Lezhë, vetëm pak metra nga superstrada Lezhë-Shkodër.

Sipas Ballkanweb, automjeti tip ‘Mercedez’ me targa AA377 KH e cila rezulton në pronësi të shtetasit N.K banues në Balldre të Lezhë, rezulton të jetë djegur plotësisht.

Nga hetimet e para ka rezultuar se automjeti i është marrë me forcë pronarit të saj, ndërsa po lëvizte në drejtim të shtëpisë së tij në fshatin Balldre nga dy persona ende të paidentifikuar. Këta persona janë konfliktuar me të duke e qëlluar me sende të forta.

Autorët kanë hipur në makinë dhe i kanë vënë flakën vetëm 2 km me larg dhe më pas janë larguar.

Drejtuesi i mjetit është dërguar në spital ku ka marrë ndihmën e parë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Gjatë marrjes në pyetje shtetasi N.K ka deklaruar se nuk i ka njohur autorët dhe nuk ka asnjë dyshim mbi motivet e djegies së makinës së tij. Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje po vijon ende hetimet, por nuk ka bërë të ditur shkaqet apo autorët e kësaj ngjarjeje./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje