Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lezhë, goditet një grup kriminal, arrestohen 6 shtetas

Lezhë, goditet një grup kriminal, arrestohen 6 shtetas
November 22
12:01 2016

Nga Anduena Llabani

Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, Prokurorinë për Krime të Rënda Tiranë dhe me SHÇBA-në, pas një hetimi disamujor, finalizoi me sukses operacionin hetimor dhe policor në lidhje me procedimin penal numër 147 të vitit 2016, ku u bë e mundur goditja e një grupi të strukturuar kriminal, në fushën e kultivimit të bimëve narkotike në rrethin e Kurbinit.

Gjatë këtij procedimi penal janë sekuestruar rreth 211 kg lëndë narkotike të llojit Cannabis Sattiva, si edhe u sekuestruan dhe u asgjësuan gjithsej 28.480 bimë të llojit Cannabis Sattiva.

Pjesë e këtij grupi kriminal janë 6 shtetasit e arrestuar dhe 5 shtetas të tjerë të shpallur në kërkim.

Konkretisht:

Të arrestuar janë shtetasit:

Bashkim Kodra 46 vjeç, banues në Kurbin; Elton Hoxha 23 vjeç, banues në Kurbin; Hashim Nelaj 19 vjeç, banues në Kurbin; Lefter Nelaj 43 vjeç, banues në Kurbin; Aldo Xhaferri 29 vjeç, banues në Mamurras, i cili ndodhet në I.P.V. Shënkoll – Lezhë; Sami Balloku 38 vjeç, banues në Kurbin, i cili ndodhet në I.P.V. Shënkoll – Lezhë.

Janë shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e: A.T. 37 vjeç, banues në Kurbin; A.Gj. 41 vjeç, banues në Kurbin; B.T. 34 vjeç, banues në Kurbin; L.N. 40 vjeç, banues në Kurbin; B.H. 23 vjeç, banues në Kurbin.

Prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, pasi dyshohen për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal” bazuar në Nenet 284/2, 333/a, dhe 334 të Kodit Penal.

Po ashtu u arrestua edhe shtetasi Zan Kasmi, 52 vjeç, banues në Kurbin, specialist i policisë së zonës, sepse në zonën që mbulon ka favorizuar persona të ndryshëm në kultivimin e bimëve narkotike kundrejt vlerave monetare. Nenet 284, 333 dhe 334 të Kodit Penal.

Në lidhje me këtë hetim është bashkëpunuar edhe me autoritetet italiane, pasi lënda narkotike e kultivuar nga ky grup kriminal dyshohej se do të trafikohej drejt Italisë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje