Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lezhë, forcat RENEA ekzekutojnë një të shumëkërkuar. Bëri rezistencë me armë

Lezhë, forcat RENEA ekzekutojnë një të shumëkërkuar. Bëri rezistencë me armë
April 22
16:27 2016

Forcat RENEA kanë ekzekutuar sot një të shumëkërkuar pasi ky i fundit ka bërë rezistencë me armë.

Bëhet fjalë për shtetasin Petrit Dushi, i akuzuar për vrasje dhe dënuar me 17 vjet burgim.

Ekzekutimi i tij është kryer ditën e sotme në fshatin Gziq të Lezhës gjatë një operacioni policor, i cili kishte si qëllim kryesor arrestimin e tij.

Mësohet se Dushi ka bërë rezistencë dhe u është kundërpërgjigjur me armë thirrjeve të policisë që e kishin rrethuar. Gjatë kësaj përplasje, ai ka mbetur i vdekur. Edhe në një operacion të zhvilluar muaj më parë për kapjen e tij, Dushi ka qëlluar me armë ndaj forcave speciale.

 

Komento
Shperndaje