Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Letra prekëse e vajzës së policit: “Të lutem Zot, mbroje babin tim”

Letra prekëse e vajzës së policit: “Të lutem Zot, mbroje babin tim”
April 10
13:49 2017

Një oficer policie në Londër ka shpërndarë në rrjete sociale letrën e shkruar nga vajza e tij ditën kur ndodhi ngjarja tragjike e vrasjes së Keith Palmer dhe 4 personave të tjerë në sulmin në urën e Westminster në kryeqytetin britanik.

Ai e gjeti këtë letër duke kërkuar te detyrat e shtëpisë së bijës së tij e më pas e ndau me të pranishmit ditën e funeralit të Keith Palmer, duke dashur t’i tregojë botës se çfarë ndodh në mendjen e një fëmije, në raste ngjarjesh të tilla të rënda.

Letra titullohet “Një lutje për familjen time” dhe është shkruar me stilolaps, dukshëm nga dora e një vajze të vogël, me disa gabime të vogla drejtshkrimore.

Ja çfarë shkruhet në të:

“I dashur Zot, të kërkoj të mbrosh babain tim!

Për shkak se babai im duhet të luftojë me njerëzit e këqij për të mbrojtur njerëzit e mirë, unë bëj ç’të mundem për t’i dhënë buzëqeshje në fytyrë.

Prandaj po të kërkoj për ta bërë ditën e babait tim perfekte.

Faleminderit Zot!”- përfundon letra.

Rreth 50 mijë njerëz u mblodhën në urën e Westminster për të kryer homazhet për policin e vrarë dhe qytetarët e tjerë që humbën jetën në sulmin terrorist. /Blitz.al/

Shperndaje