Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Letra emocionuese e 10-vjeçares italiane për të prekurit nga tërmeti

Letra emocionuese e 10-vjeçares italiane për të prekurit nga tërmeti
December 01
12:00 2016

Mes qindra ndihmave dhe letrave solidare, komuna e Norcias, më e prekura nga tërmetet së fundmi në Itali, ka marrë edhe një letër të veçantë me ndihmë simbolike nga një vogëlushe.

Një 10-vjeçare italiane me emrin Laura i ka dërguar një letër kryebashkiakut të Norcias në Itali, së bashku me 5 € në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.

“I dashur kryebashkiak! Quhem Laura, jam 10 vjeç dhe banoj në Genoa. Çdo mbrëmje shoh fotot e qytetit tuaj të shkatërruar në televizor e më pushton trishtimi. Prindërit e mi më treguan fotot që kishin bërë në qytetin tuaj disa vjet më parë. Po ju dërgoj këtë ndihmë të vogël dhe lutem që edhe njerëz të tjerë të japin njësoj”,- përfundon letra e vogëlushes.

Laura kishte mbledhur 10 € në derrkucin e vogël prej balte dhe donte t’i dërgonte të gjitha, por nëna e saj nuk ishte e sigurt për mbërritjen e letrës, prandaj dërguan vetëm 5 €.

Gjesti i saj ka emocionuar opinionin publik italian dhe jo vetëm dhe ka shërbyer si sensibilizim për ndihma të tjera për zonat e prekura nga tërmetet. /Blitz.al/

itali

Komento
Shperndaje