Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lenjani flet pas operimit: Mëkat që e humbëm ndeshjen

Lenjani flet pas operimit: Mëkat që e humbëm ndeshjen
October 10
11:16 2016

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani, ka postuar në Facebook një foto nga spitali, ku falënderon mjekët, tifozët dhe premton fitore.

Ai shpreh keqardhjen për humbjen në përballjen e djeshme me Spanjën, por shprehet se Kombëtarja do të rikthehet me fitore.

“Faleminderit mjekëve të spitalit në Tiranë për kujdesin! Operimi ka shkuar mirë dhe tani jam në gjendje të mirë. Mëkat që e humbëm ndeshjen, por do të rikthehemi te fitoret. Gjithashtu ju falënderoj për mesazhet e dërguara në adresën timen”, – shkruan mesfushori bashkangjitur fotos.

Për shkak të një dëmtimi që mori në ndeshjen me Spanjën, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje