Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lëndë e dyshuar plasëse në një lokal në Tiranë, xhenierët kryejnë çaktivizimin

Lëndë e dyshuar plasëse në një lokal në Tiranë, xhenierët kryejnë çaktivizimin
October 26
11:14 2016

Nga Anduena Llabani

Më datë 26.10.2016, pas një telefonate në numrin e emergjencave 112, njoftohet se në rrugën “Hamdi Shijaku”, në oborrin e lokalit “My House”, është konstatuar një shishe plastike me fitil në të.

Menjëherë në adresën e dhënë kanë shkuar Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, të cilët kanë bërë të mundur vendosjen e perimetrit të sigurisë.

Ekspertët xhenierë të Policisë së Shtetit kanë bërë të mundur çaktivizimin e lëndës së dyshuar plasëse. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një bidon plastik 0.5 litra, me mbushje të dyshuar si Amonit, si dhe një fitil zjarr përcjellës me gjatësi 10 cm.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se bar-kafe “My House”, është në pronësi të shtetasit M.D., pronë të cilën e ka fituar me vendim gjykate, pasi ka qenë në pronësi të shtetasit K. C, i cili i ka marrë hua shumën prej 300.000 eurosh dhe nëse shtetasi K. C. nuk do t’i kthente huan do t’i jepte këtë pronë shtetasit M. D.

Po punohet për identifikimin e autorëve të kësaj vepre kriminale. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje