Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lëkundje tërmeti pas mesnate, preken Tirana dhe Elbasani

Lëkundje tërmeti pas mesnate, preken Tirana dhe Elbasani
September 01
10:00 2016

Pak minuta pas mesnate, një tërmet me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter është regjistruar 49 kilometra në jug të Tiranës, me epiqendër 17 kilometra në lindje të Vevçanit, Maqedoni. Tërmeti  i kategorisë së katërt dhe me thellësi 2 km, u ndje kryesisht në Shqipërinë e Mesme dhe në juglindje (Pogradec).

Banorët e Tiranës dhe kryesisht Elbasanit janë shprehur se i ndjenë lëkundjet e forta dhe të papritura. “Ishte lëkundje e frikshme”; “Ndjeva lëkundje horizontale. Jam me shtëpi në katin e shtatë të një pallati dhe u tremba”; “Mendonim në çdo çast tërmetin e frikshëm që ndodhi para pak ditësh në Itali” janë shprehur ndër të tjera disa banorë në Tiranë dhe Elbasan. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje