Blitz

 Breaking News

Lëkundje tërmeti gjatë natës, më e forta me magnitudë 4, ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti gjatë natës, më e forta me magnitudë 4, ku ishte epiqendra
December 15
08:27 2019

Disa lëkundje tërmeti janë ndjerë prej mbrëmjes së kaluar e deri në orët e para të mëngjesit në Shqipëri. Pas mesnate, të dhënat e Institutit të Gjeoshkencave Ujit dhe Mjedisit tregojnë se kanë qenë rreth 7 lëkundje, më e madhja me magnitudë 4 të shkallës rihter, më saktësisht në orën 2:18. E njëjta lëkundje rezulton pak më e fortë sipas EMSC , me magnitudë 4.5.

Të tjerat janë me një magnitudë më të ulët. Por lëkundje të shumta ka pasur edhe prej orëve të pasdites së djeshme deri në mesnatë, rreth 7 të tilla, më e madhja me magnitudë 3.4.

Epiqendra e tërmetit më të fortë ka qenë rreth 22 km nga Tirana, pranë Gjirit të Lalëzit, me një thellësi, 46 km.

/Blitz.al/

Burimi: Balkanweb

 

Share