Blitz

 Breaking News

Lejuan ndërtime pa leje në Durrës/ Zbardhen emrat e të arrestuarëve, mes tyre shefa rendi, policë e zyrtarë

Lejuan ndërtime pa leje në Durrës/ Zbardhen emrat e të arrestuarëve, mes tyre shefa rendi, policë e zyrtarë
January 10
11:45 2020

Në një operacion të ndërmarrë mbrëmjen e së enjtes në Durrës, SHÇBA njoftoi arrestim e 17 zyrtarëve të policisë dhe të pushtetit vendor. ‘BalkanWeb’ ka arritur të sigurojë listën me emrat e 13 prej të shoqëruarëve mbrëmë në Durrës.

Bëhet fjalë për :

Petrit Neziri, Ndihmës Specialist Policia, Manze

Besnik Domi, Shef i Rendit, Shijak

Sami Xhafa, Shefi Stacionit të Policisë, Manze

Marjus Shahini, Kryeinspektor IMT, Shijak

Ermal Petova, OPGJ, Manze

Gjergji Gerco, Sekretar Njësisë Administrative, Sukth

Nikollë Marku, OPGj, Manze

Agim Osmani, Ndihmës Specialist Policia, Durrës.

Jul Kacadej, Specialist IMT, Shijak

Gani Dama, Polic patrulle (në kërkim)

Haxhi Sherra, Ndihmës specialist i komisariati,

Ndriçim Shika, Ndihmës Specialist, Policia, Shijak

Adem Lika , Ndërtues

Në njoftimin zyrtar të shpërndarë nga Ministria e Brendshme, thuhej se këta efektivë dhe zyrtarë dyshohet se lejuan ndërtime pa leje në zonën e Durrësit, Manzës dhe Shijakut dhe akuzohen për korrupsion e shpërdorim detyre.

Hetimi i SHÇBA mësohet se ka zgjatur disa muaj, me metoda speciale dhe në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit Durrës. Ndaj tyre janë ngritur akuzat për veprat penale: “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Ndërtim të paligjshëm, në bashkëpunim”.

Shpërdorimi i detyrës dhe veprimtaria e kundraligjshme e këtyre subjekteve dyshohet se është shtrirë përgjatë vitit 2019 në vende dhe kohë të ndryshme. /Blitz.al/

Share