Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Le Iene” rikthen rastin e gjakmarrjes, kërkon të pajtojë palët por ja çfarë ka ndodhur

“Le Iene”  rikthen rastin e gjakmarrjes, kërkon të pajtojë palët por ja çfarë ka ndodhur
February 11
23:50 2019

Emisioni investigativ “Le Iene”  në Itali, në puntatën e mbrëmshme i është rikthyer historisë së vrasjes së shqiptarit 22 vjeçar, Gjergj Gjoni, më 20 tetor 2015. Ai u qëllua për vdekje nga italiani Francesko Sicignano, teksa  po tentonte të grabiste në banesën e këtij të fundit.

Ngjarja ka ndodhur në komunën Vaprio D’Adda në provincën e Milanos, ndërsa dy vite më parë, në dhjetor të 2017 Gjykata e Milanos shpalli të pafajshëm 65-vjeçarin italian, me pretendimin se gjithçka ishte një mbrojtje legjitime kundër një grabitësi. Por pas këtij lajmi, rreth dy javë më parë pas një investigimi të “Le Iene” familja e shqiptarit kërcënoi italianin me Kanun.

Lajmi bëri bujë në mediat italiane ndërsa mbrëmë gazetari Luigi Pelazza i ka kërkuar ndihmë pajtuesit të gjakut Nikolla Shumani, për të bindur prindërit e shqiptarit të falin gjakun e të birit, por tentativa ka rezultuar e pasuksesshme.

Prindërit e Gjergj Gjonit pranuan të ulen në bisedime me italianin që i vrau djalin e të bien dakord për një shumë të caktuar parash, gjithmonë nëse pranojnë faljen e gjakut. Por ka qënë italiani Francesko Sicignano i cili e ka cilësuar absurde një kërkesë të tillë.

“Unë jetoj në një vend të lirë, nuk paguaj asnjë lek”,- ka thënë ai, pas një bisede telefonike me gazetarin.

Prindërit e Gjergj Gjonit janë fyer dhe më shumë nga përgjigjja dhe babai i tij Marku shprehet se pas kësaj italiani i ka borxh jo më një por dy gjaqe.

Historinë dhe videon e emisionit e gjeni duke klikuar ketu http://blitz.al/aktualitet/lajme/le-iene-per-gjakmarrjen-ne-shqiperi-historia-e-ciftit-qe-jane-te-betuar-per-hakmarrjen-e-djalit-te-tyre/?preview_id=261016&preview_nonce=e12447208a&_thumbnail_id=261018&preview=true

 

 

Komento
Shperndaje