Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Largoi me dhunë zonjën nga podium, gratë në Kosovë kërkojnë dorëheqjen e Haradinajt!

Largoi me dhunë zonjën nga podium, gratë në Kosovë kërkojnë dorëheqjen e Haradinajt!
June 14
17:12 2018

 

Pas largimit të dhunshëm që kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i bëri nga podiumi një zonje të pranishme në 140 vjetorin e themelimit të Lidhjes së Prizrenit, ka ardhur edhe reagimi i shoqatës “Rrjeti i Grupeve të Grave”.

Igballe Rogova, kryetarja e këtij ka deklaruar në emisionin Frontal se nëse Haradinaj nuk kërkon falje për gjestin e tij vulgar, atëherë ato do të nënshkruajnë një peticion për largimin e kryeministrit nga detyra.

“Na ka turpëruar të gjithë ne qytetarëve të Kosovës, ndaj duhet të bëjë diçka shumë shpejt. Sepse vërtetë e tregon se si po ndërtohet ky shtet. Me një kryeministër që po vepron ashtu, është një vepër patriarkale. Tash kam dyshime të miat se si sillet ai në familje. Me u pa një reagim i tillë në një manifestim shumë zyrtar, është turp. Ai duhet të ftojë këtë zonjë në një takim dhe t’i kërkojë falje. Ne do të bëjmë një peticion dhe do të kërkojmë dorëheqjen e tij”, – u shpreh Rogova. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje