Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Largohet nga Shqipëria biznesmeni libanez që u masakrua, Shqipëria humb 1.200 vende pune

September 20
17:58 2016

...

Biznesmeni libanez Faad Mitri, i cili u dhunua pak ditë më parë nga tre persona në rrugën Kashar-Rinas, ka vendosur të largohet nga Shqipëria. Ai u dhunua më 10 shtator në sy të bashkëshortes dhe fëmijës, teksa sot është parë në aeroportin e Rinasit bashkë me familjen e tij.

Po ditën e sotme, bëhet me dije se kompania e tij “Omnix Albania” vendosi të tërhiqet nga investimi për ngritjen e një kompleksi turistik me vlerë 450 miliona USD në Gjirin e Lalzit. Ky vendim, pavarësisht këmbënguljes së ministres së Ekonomisë, Milva Ekonomi, për të qëndruar, do t’i kushtojë Shqipërisë 1.200 vende pune. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje