Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Largohet edhe Romana Vlahutin, ky është ambasadori i ri i BE-së në Shqipëri, ekpert i çështjeve të sigurisë

Largohet edhe Romana Vlahutin, ky është ambasadori i ri i BE-së në Shqipëri, ekpert i çështjeve të sigurisë
May 25
12:02 2018

Ka ardhur koha që Romana Vlahutin ambasadorja e BE-së në Tiranë të largohet dhe në vendin e saj do të vijë një ekspert i mirëfilltë i çështjeve të sigurisë të antimafias dhe të antidrogës Luigi Soreca.

Duket se kjo është bërë si pasojë e problemeve të Shqipërisë 5 vitet e funit me drogën dhe krimin dhe ka arritur nivele të larta,  BE-ja sjellë në Tiranë një polic të antimafias italiane.

Në jetëshkrimin e tij të publikuar në faqen zyrtare të Bashkimit Europian thuhet se:

(Luigi Soreca) dhe ekipi i tij kanë për detyrë implementimin e Axhendës Evropane për Sigurinë, të përcaktimit dhe zhvillimit të aktiviteteve nga praktikat më të mira në legjislacion, luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimeve të tjera të rënda.

Jetëshkrimi i Ambasadorit të ri të BE në Tiranë:

Luigi Soreca është Drejtor për Sigurinë në DG HOME.

Drejtoria e tij kontribuon në objektivin e Unionit për të ofruar një nivel të lartë sigurie për qytetarët evropianë dhe rrjedhimisht në fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë.

Ai dhe ekipi i tij kanë për detyrë implementimin e Axhendës Evropane për Sigurinë, të përcaktimit dhe zhvillimit të aktiviteteve nga praktikat më të mira në legjislacion, luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimeve të tjera të rënda, promovon bashkëpunimin në zbatimin e ligjit në nivel evropian, edhe me ndihmën e EUROPOL e CEPOL. Drejtoria është përgjegjëse edhe për zhvillimin e politikave anti-drogë, edhe me ndihmën e EMCDDA.

Falë përvojës në Çështjet Ndërkombëtare dhe Partneritetit të Lëvizjes, Luigi Soreca negocioi dhe përfundoi Partneritetin e Lëvizjes me Marokun e Tunizinë më 2012-2013 dhe ka qenë në krye të koordinimit të Dialogut për Liberalizimin e Vizave me vendet e Ballkanit Perëndimor, brenda kuadrit të Partneritet Lindor dhe me Federatën Ruse.

Ai ishte përgjegjës për menaxhimin dhe implementimin e Përqasjes Globale për Migracionin dhe Lëvizjen (GAMM) si dhe për aspekte të tjerë ndërkombëtarë të migracionit.

Soreca ka dhënë leksione ligji në Universitetin L.U.I.S.S në Romë dhe ka punuar për Ministrinë e Brendshme të Italisë për 6 vjet para se të bashkohej me Komisionin më 1998.

Ai flet rrjedhshëm italisht, frëngjisht, anglisht e spanjisht.

Komento
Shperndaje