Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Largohen OJQ-të, situatë e rëndë në Idomeni

Largohen OJQ-të, situatë e rëndë në Idomeni
March 24
11:48 2016

Në Idomeni vazhdon të përkeqësohet situata në radhët e emigrantëve.

Sipas mediave greke, çdo gjë është përkeqësuar veçanërisht pas largimit nga kampi të organizatave joqeveritare duke kufizuar kështu edhe një masë mjekësore të përkujdesjes që ishte marrë për ta. Organizata “Mjekët pa kufi” ka tërhequr stafin e saj pasi mësohet se pranë çadrës së saj ka pasur tension dhe incidente, ndërkohë që organizata që shpërndante ushqime, “Praksis”, u largua për shkak të grevës së urisë së refugjatëve.

Gjithashtu, mbi 500 emigrantë po qëndrojnë mbi hekurudhë, si një kryengritje dhe presion për vetëflijim, në lidhje me  hapjen e kufijve me Maqedoninë. Dy prej tyre madje tentuan të digjen duke u spërkatur me benzinë. Ata janë dërguar në spital me djegie të rënda.

Shperndaje