Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Largohen dy anëtarë të PS-së në Dibër. Do të votojnë kandidatin e djathtë Sherefedin Shehun

Largohen dy anëtarë të PS-së në Dibër. Do të votojnë kandidatin e djathtë Sherefedin Shehun
September 08
18:23 2016

Partia Demokratike ka deklaruar se dy socialistë janë larguar nga Partia Socialiste e degës në Dibër. Nga PS janë larguar ish-kryetari  në Sllovë, Fahri Çera dhe anëtari Nexhmi Seli.

Sipas opozitës, dy socialistët do të votojnë për kandidatin e djathtë Sherefedin Shehun dhe e quajnë gabim që kanë mbledhur votat për të majtën. Zgjedhjet për kryetar bashkie në Dibër do të zhvillohen ditën e diel. Nga e djathta garon Sherefedin Shehu dhe nga e majta Muharrem Rama.

Dega e PD-së në Dibër ka thënë: “Dy socialistët ndihen të zhgënjyer dhe të braktisur. Ata iu bashkuan sot banorëve të Sllovës dhe Dibrës”./Blitz.al/

Shperndaje