Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndarja nga jeta e kryekomisarit, ministri Demiraj: “Humbëm një profesionist”. E bija: “Ai mbetet forca ime”

Ndarja nga jeta e kryekomisarit, ministri Demiraj: “Humbëm një profesionist”. E bija: “Ai mbetet forca ime”
June 19
10:58 2017

Sot nga ora 10:00 deri në orën 12:00 janë mbajtur në Pallatin e Kongreseve homazhet në nder të kryekomisarit Nikollë Vatnikaj, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme si pasojë e një ataku kardiak.

Ministri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj, mori pjesë në ceremoninë përcjelljes së kryekomisarit Nikollë Vatnikaj, në Pallatin e Kongreseve, ku vuri një kurorë me lule.

Ministri Demiraj vlerësoi kontributin 30-vjeçar të kryekomisar Vatnikaj në strukturat e Policisë Shtetit.

“Ngushëllime organizatës së Policisë së Shtetit për humbjen e një oficeri profesionist me karrierë të gjatë policore!” – u shpreh ministri.

Ndërkohë që vajza e kryekomisarit, Desantila Vatnikaj, ka lajmëruar të gjithë miqtë për largimin e parakohshëm të babait të saj nga jeta me fjalët:

“Sot në orën 10:00-12:00, në Pallatin e Kongreseve, do të kryhen homazhet e përcjelljes së tim eti.

Figura e tij dhe çdo kontribut human që ai ka bërë, në komunitet, familje e shoqëri është arsyeja pse unë do të jem përherë e përulur me mirënjohje dhe dashuri ndaj çdokujt që respekton emrin dhe punën e babait tim.

Ju faleminderit me zemër!

Ai është forca ime, tim vëllai dhe sime mëje”,- shkruan Desantila. /Blitz.al/

Shperndaje