Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Largimi i deputetit Kosta, Balla: Të respektojë PS

Largimi i deputetit Kosta, Balla: Të respektojë PS
July 12
12:58 2016

Pas letrës publike të deputetit socialist Vladimir Kosta për largimin e tij nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, ka reaguar kryetari i këtij grupi parlamentar, Taulant Balla. Ai është shprehur se deputeti duhet të respektojë PS-në dhe Reformën në Drejtësi.

“Kjo nuk është hera e parë që deputeti Kosta tërhiqet nga grupi. Jam njohur dje me letrën. Nuk kam pasur mundësi të komunikoj me të. Secili prej nesh ka një marrëdhënie kontraktuale me zgjedhësit dhe subjektin që e kandidon. Përpara vendimeve të tilla duhet të respektohet mandati i atyre që e kanë votuar dhe kontratën me subjektin që e kandidon.”, është shprehur Balla.

Sipas tij deputetët nuk janë për të qarë hallet personale. Ai theksoi se votat e mazhorancës janë pro reformës në drejtësi. “Votat e mazhorancës janë pro reformës. Besoj dhe kam bindjen tek jo vetëm votat e mazhorancës, por edhe tek opozita.”

Etiketimet
Shperndaje