Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Largimi i biznesmenit libanez, Berisha: E dëbuat! Rama: Mjaft me lot krokodili!

Largimi i biznesmenit libanez, Berisha: E dëbuat! Rama: Mjaft me lot krokodili!
September 22
12:48 2016

Në seancën e sotme plenare, një tjetër temë që është diskutuar ka qenë dhunimi i biznesmenit libanez Faad Mitri dhe largimi i “Omnix” nga Shqipëria. Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi qeverinë për dëbimin e biznesmenëve nga vendi dhe akuzoi kryeministrin për anulimin e dokumentit kompanisë “Omnix”. Ai vijoi akuzat ndaj Ramës, duke u shprehur se Edi Rama mori ryshfet për të lejuar vijimin e investimit në Gjirin e Lalzit.

Nuk ka vonuar reagimi i kreut të qeverisë, Edi Rama, i cili i cilësoi si “lot krokodili” ligjëratat e deputetëve të opozitës për largimin e biznesmenit libanez.

“Saliu flet për çdo gjë, nuk lë shpifës dixhital pa e promovuar në atë tabelën e tij të shpifjeve, por për këtë nuk flet. Goditja sipërmarrësit nuk i ka ardhur nga klima e biznesit që i ka krijuar qeveria, i ka ardhur nga gjykatësja që në korrik të këtij viti dha një vendim ku kositësi i barit bëhet pronar dhe i kthehet prona mu brenda ku do zhvillohej investimi. Nga kositës fiton të drejtën që si pronar i lëshohet sipërmarrësit. Saliu e njeh mirë atë gjykatëse. Në të njëjtën formë që ka operuar pushteti i Saliut me pronat, vazhdon të operojë edhe në rastin konkret. Qesh Sali sa të duash, por je i vetëdenoncuar nga fakti që nuk e ke hapur gojën. Sali, koha jote ka vdekur”,- është shprehur kryeministri Rama.

Lidhur me çështjen e importimit të mbetjeve, kreu i qeverisë bëri të ditur se do të flasë në një tjetër moment. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje