Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Lamtumirë TVSH!” – largohet një tjetër kompozitor i njohur

“Lamtumirë TVSH!” – largohet një tjetër kompozitor i njohur
February 14
11:28 2017

Një tjetër njeri i skenës, kompozitor i njohur, që ka punuar prej vitesh si pjesë e strukturave të RTSH-së, është larguar nga detyra që kishte pranë këtij institucioni.

Bëhet fjalë për kompozitorin dhe këngëtarin Kujtim Prodani, i cili e ka bërë me dije këtë lajm përmes një statusi në Facebook-un e tij personal.

“Lamtumirë  TVSH! (Më erdhi radha…). Falënderoj bashkëpunëtorët dhe, natyrisht, telespektatorët”,- shkruan Prodani.

Largimi i tij vjen pas shkrirjes së strukturave aktuale të TVSH-së, duke qenë se do të krijohen 3 redaksi të reja në vend të departamenteve që kanë ekzistuar deri sot.

Disa ditë më parë u larguan edhe 3 kompozitorët Shpëtim Saraçi, Edmond Zhulali dhe Alfred Kaçinari. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje