Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lamtumirë lotaria amerikane! Trump mbështet reformën për sistemin e emigracionit

Lamtumirë lotaria amerikane! Trump mbështet reformën për sistemin e emigracionit
August 03
13:14 2017

Lotaria amerikane, nga e cila i mbajnë sytë mijëra njerëz në botë dhe veçanërisht në vendin tonë, duket se është drejt fundit.

Presidenti amerikan Donald Trump ka mbështetur reformën në sistemin e emigracionit, e cila do të reduktojë numrin e emigrantëve të përhershëm dhe të ligjshëm që lejohen në SHBA çdo vit.

Projektligji si fillim u propozua nga 2 senatorë republikanë. Ai parashikon që gjatë 10 viteve të ardhshme të përgjysmohet numri i emigrantëve të ligjshëm.

Sipas Trump, kjo është reforma më domethënëse e sistemit të emigrimit në 50 vjet.

Ai shtoi se procesi i parashikuar i aplikimit do të favorizojë aplikuesit që flasin anglisht.

Shtëpia e Bardhë sqaroi më vonë se ligji i propozuar e kufizon migrimin familjar te bashkëshortët dhe fëmijët dhe shkon krah përpjekjeve të qeverisë për të përdorur një sistem emigracioni në stil australian, bazuar në pikë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje