Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lamtumirë Gazeta Shqip!

July 15
16:55 2016

Gazeta Shqip do të mbyllet pas 11 vjetësh. Ajo ka nxjerrë sot numrin e fundit print, duke shkruar në faqe të parë: “Faleminderit!”.

Gazeta e përditshme nuk do të jetë më e tillë për shkak të financave dhe rënies të lexuesve.  Ajo do të jetë vetëm në versionin online dhe do të dalë një numër print vetëm në fundjavë.

Zëvendëskryeredaktori Urim Bajrami ka postuar në Facebook-un e tij, faqen e parë  të numrit të fundit të Gazetës Shqip dhe falënderon të gjithë stafin që ka kontribuar në  këtë gazetë për më shumë se një dekadë.

Gjithashtu, në këtë numër  kanë shkruar një artikull “Lamtumirë Gazeta Shqip”, ku kanë folur për të gjithë mundimin dhe arritjet e gazetës në këto vite.

Kjo gazetë është themeluar nga Dritan Hoxha dhe ka sjellë një frymë të re në shtypin shqiptar.

shqipi

Shperndaje