Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lajmi surprizë! Ja cili është universiteti më i mirë në Shqipëri

Lajmi surprizë! Ja cili është universiteti më i mirë në Shqipëri
August 08
17:06 2017

Universiteti Bujqësor i Tiranës është renditur si universiteti më i mirë në Shqipëri për vitin 2017.

Ky lajm konfirmohet nga Këshilli i Lartë për Kërkimet Shkencore me qendër në Spanjë, i cili përmes një studimi nxjerr në pah të dhënat mbi vlerësimet.

Duke u bazuar në performancën akademike të mësimdhënies, kërkimit shkencor, si dhe aktivitetit gjithnjë dhe në rritje të ofrimit të shërbimeve ndaj të tretëve, Universiteti Bujqësor i Tiranës ka shënuar ngritje të ndjeshme në renditjet rajonale dhe ato botërore që bëjnë renditjen e universiteteve bazuar në performancën e tyre.

Pas një vlerësimi mbi plotësimin e të gjitha standardeve të akreditimit të vlerësuara nga Kompania Britanike dhe APAAL në vjeshtën e vitit 2016, ky klasifikim është një konfirmim i plotë i faktit që Universiteti Bujqësor i Tiranës është qendra më e madhe dhe ekselente e edukimit universitar dhe pasuniversitar, kërkimit dhe trajnimit për përgatitjen profesionale të specialistëve të fushës së bujqësisë, ekonomisë dhe menaxhimit të agrobiznesit, bioteknologjisë dhe ushqimit, mjedisit, agroturizmit, mbarështimit te pyjeve, mjekësisë veterinare dhe shëndetit publik në Shqipëri.

Këshilli i Lartë për Kërkime Shkencore është një ndër organizatat bazë kërkimore në Europë, që përbëhet nga rreth 126 qendra dhe institute kërkimore të shpërndara në të gjithë Spanjën.

“Puna jonë dhe zbatimi i politikave zhvilluese të universitetit në drejtim të harmonizimit të kurrikulës, përshtatja me risitë më të fundit teknologjike dhe zbatimi i risive më moderne në procesin e mësimdhënies, kanë bërë që të vlerësohemi jo vetëm nga studentët, por edhe nga institucionet relevante ndërkombëtare të rankimit të universiteteve”,- thotë Prof. dr. Bahri Musabelliu, Rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës. /Blitz.al/

Shperndaje