Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Lajmi i fundit) Turqi- Të shtëna me armë në një universitet, 4 anëtarë të stafit humbin jetën

(Lajmi i fundit) Turqi- Të shtëna me armë në një universitet, 4 anëtarë të stafit humbin jetën
April 05
15:09 2018

Një person i armatosur ka hapur zjarr në një universitet të Turqisë më saktë në Eskisehir që i përket Turqisë qëndrore.

Ka qënë agjensia e lajmeve Dogan ajo që ka bërë të ditur lajmin ku kanë shkruar se sulmi ka ndodhur në Universitetin Osmangazi.

Policia ka arritur të ndalojë personin e armatosur dhe bëhet fjalë për një anëtar të stafit të universitetit. Anadolu gjithashtu ka sqaruar se viktimat janë, një zëvendës dekan, një sekretar, dhe dy pedagog. Ndërkohë autoritetet turke po punojnë për të mësuar motivin dhe shkakun e kësaj ngjarje.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje