Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Lajmi i fundit) Tiranë- Aksident i rëndë, humb jetën këmbësori

(Lajmi i fundit) Tiranë- Aksident i rëndë, humb jetën këmbësori
April 16
15:13 2018

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Kamëz ku një person ka humbur jetën. Bëhet fjalë për një të moshuar rreth 70-vjeç i cili ende  nuk është identifikuar. Ngjarja ka ndodhur pranë rrugës “Toki” dhe shtetasi me inicialet O.H, 27- vjeç ka aksidentuar të moshuarin.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 16.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi O.H, vjeç 27, banues në Çekrezë Kamëz, pasi më datë 15.04.2018, pranë rrugës “Tokio”, Kamëz, duke drejtuar mjetin tip “Reno Clio”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen e menjëhershme të një shtetasi të paidentifikuar rreth 70 vjeç. Punohet për identifikimin e kufomës. Neni 290/3 i Kodit Penal.

/Blitz.al/

Shperndaje