Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Lajmi i fundit) Ministrja Lindita Nikolla në konferencë, studentët e mjekësisë në protestë, bllokojnë hyrjen e fakultetit

(Lajmi i fundit) Ministrja Lindita Nikolla në konferencë, studentët e mjekësisë në protestë, bllokojnë hyrjen e fakultetit
January 11
13:04 2018

Ndërkohë që Ministrja e Arsimit po mban një konferencë me temë “Të rinjtë për administratën Europiane”, duke prezantuar programin kombëtar të arsimit, studentët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore kanë dalë në protestë duke bllokuar hyrjen e fakultetit dhe kanë bojkotuar mësimin.

Arsyeja e kësaj proteste është se atyre u është hequr sezoni i provimeve para diplomimit dhe për këtë rrezikojnë diplomimin me dy vite. Studentët gjithashtu kanë thënë se ata detyrohen të paguajnë tarifën vjetore, edhe pse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

Me protestuesit është bashkuar edhe deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi ndërkohë senati i ka bërë thirrje studentëve ti rikthehen mësimit pasi po negociojnë për të rikthyer sezonin e provimeve para diplomimit. Por studentët e mjekësisë janë skeptikë ndaj senatit dhe kanë gjithmonë përplasje.  /Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje