Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(LAJM I FUNDIT) Lirohet me kusht Ramush Haradinaj

(LAJM I FUNDIT) Lirohet me kusht Ramush Haradinaj
January 12
13:11 2017

Gjykata e Colmarit në Francë ka liruar me kusht Ramush Haradinajn.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit për rreth një orë, gjykata ka vendosur që kreu i AAK-së në Kosovë, Haradinaj të mos dalë nga Franca derisa të mbyllen hetimet dhe të shkojë të paraqitet te autoritetet policore 2 herë në javë.

Avokati i tij Arianit Koçi ka folur për mediat në Kosovë: ““Haradinaj duhet të paraqitet dy herë në javë tek autoritetet franceze dhe nuk mund ta lëshojë Francën derisa Serbia të dërgoj lëndën për ekstradim”.

Ish-kryeministri ishte ndaluar një javë më parë nga autoritetet franceze kur ai ishte në udhëtim bashkë me familjen në Francë.

Haradinaj u ndalua në Basel me urdhërarresti të lëshuar nga Serbia, pasi ai akuzohet për krime lufte në vitin 1999, për të cilat sipas Ministrisë serbe të Drejtësisë, ai nuk është gjykuar nga Gjykata e Hagës.

Për Haradinajn ka patur një sërë protestash në Europë, dhe madje edhe para gjykatës në Colmar, nga shqiptarë mbështetës të Ramush Haradinajt.  /Blitz.al/

Shperndaje