Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lajmi i fundit – Gjykata i ndalon Saimir Tahirit daljen jashtë Shqipërisë

Lajmi i fundit – Gjykata i ndalon Saimir Tahirit daljen jashtë Shqipërisë
December 12
10:57 2017

Sot Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë “ndalim i daljes jashtë shtetit” për ish-Ministrin e Brendshëm .

Prokuroria ka kërkuar bllokimin e pasaportës së Saimir Tahirit. Në fakt, kjo kërkesë është bërë më heret nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila është pranuar nga organi i gjykimit.

Kjo masë sigurie u dha në kuadër të hetimit për ish-Ministrin e Brendshëm Tahiri për çështjen “Habilaj”, pas përfshirjes së emrit të tij në përgjimet e publikuara nga Prokuroria e Katanias.

Më herët, ish-Ministri udhëtoi drejt Gjermanisë për arsye personale, ku qëndroi atje për 3 ditë. Largimi i tij solli reagime të shumta, ndërkohë që opozita e cilësoi këtë si arratisje.

Megjithatë, Gjykata nuk kishte dhënë asnjë vendim zyrtar për ndalimin e daljes jashtë shtetit të Tahirit. Këtij të fundit, përveç mandatit, i është hequr e drejta nga të gjitha funksionet politike në Partinë Socialiste.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje