Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Lajmi i fundit/ Dorëhiqet kryebashkiakja e Durrësit, Valbona Sako

Lajmi i fundit/ Dorëhiqet kryebashkiakja e Durrësit, Valbona Sako
December 01
09:29 2019

Është dorëhequr nga posti i saj, kryetarja e bashkisë së Durrësit, Valbona Sako.

Vendimi i Sakos vjen, pas reagimeve ndaj një prononcimi të bërë në media nën stres. Të paktën kështu shprehet në një njoftim në Facebook:

“E lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës.”

Falenderoj nga zemra të gjithë ata që më besuan dhe shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëve,”– e mbyll njoftimin në Facebook, Dako.

Kujtojmë që ditën e djeshme, gjatë dy intervsitave televizive, tashmë ish-kryebashkiakja e Durrësit bëri dy gafa të hidhura. Fillimisht ajo u shpreh kështu në lidhje me strehimin e të prekurve nga tërmeti në hotelet e qytetit bregdetar:

Qytetari paraqitet në Bashkinë e Durrësit, krijojmë një lëvizje të organizuar me transport dhe i çojmë në pikat e akomodimit, që janë hotele me kushtet më të mira. Do të thoja janë hotele me pesë yje, që në kushte normale zotërinjtë nuk do të mund t’i paguanin për pushime.

Dhe gjatë mbrëmjes në një interistë për “Top Channel” ajo tha: “Për hir të së vërtetës duhet ta themi që ky ishte një tërmet i nivelit shkatërrimtar, por që jemi të kënaqur me 50 viktima, sepse në rastet e tjera kanë qenë mbi 1000 viktima.

 

View this post on Instagram

 

Çfarë?😨😨😨 Gafa e hidhur e kryebashkiakes së Durrësit: Jemi të kënaqur me 50 viktima! (marrë nga Gazeta Shqip)

A post shared by BLITZ.AL (@blitz.al) on Nov 30, 2019 at 11:51am PST

/Blitz.al/

Share