Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lajm tronditës nga OKB: Çdo 10 minuta një adoleshente vdes nga dhuna!

Lajm tronditës nga OKB: Çdo 10 minuta një adoleshente vdes nga dhuna!
December 02
19:45 2016

Sapo është publikuar një raport i OKB-së rreth arsimimit në vendet në zhvillim, si dhe është diskutuar sërish varfëria globale. Ky raport është paraqitur në kryeqytetin e Jordanisë përpara një audience. Fokusi kryesor kanë qenë vajzat e vogla dhe ato adoleshente, të cilat, edhe sipas zakoneve, nuk arrijnë të marrin arsimin e duhur.

Çdo 10 minuta një vajzë adoleshente vdes nga dhuna dhe shumë prej tyre janë të infektuara me HIV për shkak të përdhunimit. Vetëvrasja është arsyeja e dytë kryesore e vdekjes për vajzat e reja.

“Të mos harrojmë se të gjithë jemi përgjegjës. Të mos harrojmë se çdo fjalë ose çdo veprim, pozitiv ose negativ, mund të ndikojë tek ecuria e jetës nga ky moment në jetën e vajzave. Ky moment përcakton rolin e saj në shoqëri, në shoqërinë dhe botën tonë”, – është thënë gjatë ceremonisë.

/Blitz.al/

 

 

Shperndaje