Blitz

 Breaking News

Lajm jo i mirë nga Netflix! Platforma redukton cilësinë e videove në Evropë

Lajm jo i mirë nga Netflix! Platforma redukton cilësinë e videove në Evropë
March 20
10:20 2020

Netflix redukton cilësinë e videove në Evropë për ulur ngarkesën e rrjeteve të telekomunikacionit
Ditën e Enjte Bashkimi Evropian u bëri thirrje kompanive si Netflix të reduktojnë konsumin e bandwidthit nga përdoruesit për të reduktuar ngarkesën në infrastrukturat Evropiane të telekomunikacionit.

Ulja e cilësisë vjen në krye të metodave të tjera që Netflix ka zbatuar që nga viti 2011 për të ruajtur transmetimin e qëndrueshëm.

Duke qenë se shumë shtete në Europë i kanë urdhëruar qytetarët të qëndrojnë në shtëpi për të pakësuar përhapjen e virusit, qindra miliona njerëz po punojnë nga shtëpia dhe akoma më shumë fëmijë që nuk shkojnë në shkollë. Kohët e fundit është vënë re një rritje e konsumit të TV dhe internetit në zonat e ndikuara shumë nga koronavirusi i ri, përfshirë Korenë e Jugut dhe Italinë duke u shtuar më vonë dhe në shtetet e tjera të izoluara.

Neflix konfirmoi para pak orësh se do ti përgjigjet kësaj kërkese. Në një deklaratë lëshuar për Business Insider kompania tha se do të reduktojë bandwidthin për 30 ditët e ardhshme në Evropë.

Si rezultat i kësaj lëvizjeje trafiku do të reduktohet me 25% në Evropë duke ruajtur njëherazi cilësinë e shërbimit për përdoruesit.

Platforma prej kohësh konsumonte një sasi të konsiderueshme të bandwidthit global. Një raport në fund të 2019-ës tregonte se Netflix konsumonte afërisht 13% të trafikut të internetit.

Platforma do të përcaktojnë se cila cilësi e transmetimit është më e mira për shikuesin në përpjekje për të siguruar që filmi që po shihni të mos bllokohet, por të transmetohet në një cilësi më të ulët.

Share