Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lajm i keq: Kroacia vendos të ekstradojë Ballist Morinën në Serbi

Lajm i keq: Kroacia vendos të ekstradojë Ballist Morinën në Serbi
August 17
16:59 2017

Ka qenë një nga lajmet më të bujshme e me reagim publik rasti i Ballist Morinës, i cili ngriti flamurin e Shqipërisë së Madhe përpara 3 vitesh në ndeshjen midis Shqipërisë e Serbisë, duke u kthyer kështu në personazhin e asaj dite.

Sipas “Balkanweb”, nga një dokument që ka siguruar “News 24” bëhet me dije se Gjykata e Dubrovnikut ka vendosur të ekstradojë Ismail “Ballist” Morinën. Vendimi u mor pas rishqyrtimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Dubrovnikut. Gjykata ka vendosur ekstradimin e Ballistit në Serbi. Ditë më parë, Gjykata e Lartë e Zagrebit vendosi ta rikthejë çështjen e tifozit kuqezi që ngriti dronin në Beograd për rishqyrtim në Gjykatën e Shkallës së Parë.

Që Morina të mos ekstradohej në Serbi, atje ku ka dyshime që mund t’i rrezikohet jeta, shteti shqiptar ka ngritur zërin. Disa ditë parë, me anë të një letre dërguar homologut kroat, ministri i Drejtësisë rendit arsyet pse Ballist Morina nuk duhet ekstraduar drejt Beogradit.

Shperndaje