Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lajm i fundit/ Shpërthim eksploziv pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë

Lajm i fundit/ Shpërthim eksploziv pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë
March 12
12:28 2018

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një shpërthim eksploziv pranë Ambasadës Amerikane. Ngjarja ka ndodhur konkretisht përballë Liceut Artistik “Jordan Misja”, pranë ndërtesës së Institutit të Shëndetit Publik.

Thuhet se eksplozivi është vënë në një dyqan celularësh. Nga të dhënat paraprake, sipas “News 24” dyshohet se shitësi, 26 vjeçar Gentjan Hoxha është plagosur, pasi ka qenë duke hyrë në dyqan.

Në dyqan ka dëme të shumta materiale. Policia e zjarrëfiksja kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku dhe kanë nisur hetimet. Ndërkohë, i plagosuri është dërguar  në spitalin e Traumës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën./Blitz.al/

Vijon…

 

Komento
Shperndaje