Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Lajm i fundit) Goditet me breshëri automatiku shtëpia e shefit të qarkullimit në Mirditë

(Lajm i fundit) Goditet me breshëri automatiku shtëpia e shefit të qarkullimit në Mirditë
September 23
10:30 2017

Disa persona të paidentifikuar ende kanë goditur me automatik në drejtim të banesës së shefit të qarkullimit të Mirditës, Gjovalin Toma. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:43 të mëngjesit të së shtunës. Për fat te mirë nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar sepse familjarët kanë qenë në gjumë.

Gjovalin Toma ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt, por policia ka hedhur dyshimet se kjo mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës.

Njoftimi i policisë:

“Me datë 23.09.2017, rreth orës 01:43, është marrë  njoftim se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Gj.T. 53 vjeç, banues  Ishull Shëngjin në Lezhë, me detyrë shef i Seksionit të qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Mirditë.  Për pasojë nuk ka pasur të lënduar në njerëz vetëm dëme materiale.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje. /Blitz.al/

 

Shperndaje