Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

La punonjësit pa sigurime dhe sponsorizoi klubin e futbollit, në kërkim ish-kryebashkiaku Halili

La punonjësit pa sigurime dhe sponsorizoi klubin e futbollit, në kërkim ish-kryebashkiaku Halili
May 24
13:43 2016

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Hasan Halili, është shpallur në kërkim nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Ai akuzohet se nuk ka paguar sigurimet e punonjësve të bashkisë, duke sponsorizuar një shumë të madhe parash, për klubin e futbollit të Kukësit.

Prokuroria ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” që është pranuar nga gjykata dhe u ekzekutua sot nga policia. Në pranga ranë Mirdash Hoxha, ish-drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve, Lekë Deda, ish-drejtor i Financës dhe Gëzim Ukperaj, ish-drejtor i Borxhit në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve, Kukës, ndërsa ish-kryebashkiaku Hasan Halili është shpallur në kërkim.

Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer një sërë veprimesh fiktive duke e regjistruar Bashkinë Kukës si aksionere në shoqërinë “Klubi i Futbolli Kukës” sh.a., të cilën më pas e kanë sponsorizuar në mënyrë të paligjshme gjatë periudhës 2011-2015 me rreth 45 milionë lekë të reja ose 450 milionë lekë të vjetra.
Prokuroria e Kukësit nisi hetimin në nëntor 2015 në bazë të një kallëzimi të Bashkisë Kukës që ngrinte dyshimet për veprime të paligjshme nga ana e ish-drejtuesve të këtij institucioni. Nga hetimi, veç të tjerash ka rezultuar se Bashkia e Kukësit ka qenë në dijeni të borxhit të akumuluar për shkak të mospagesës së detyrimeve, megjithatë, as ajo dhe as Drejtoria Rajonale e Tatimeve, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim ligjor për të rikthyer normalitetin financiar.

Etiketimet
Shperndaje