Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

La Amerikën për biznesin në Korçë, kush është bukuroshja që u shfaq në krah të Peleshit

La Amerikën për biznesin në Korçë, kush është bukuroshja që u shfaq në krah të Peleshit
June 09
12:11 2017

Një vajzë nga Korça ka vendosur të braktisë SHBA-të, të paktën për pak kohë, për t’u rikthyer në vendlindjen e saj, ku ka ndërmarrë një investim.

Megi Duro është shfaqur ditën e djeshme në krah të ish-zv.kryeministrit Niko Peleshi në pedonalen e këtij qyteti, pasi ka krijuar një risi në biznes.

Vetë Peleshi e ka lavdëruar vajzën e re për këtë iniciativë të ndërmarrë:

“Megi ka përfunduar studimet në Florida dhe është kthyer në Korçë me një ide fantastike.,“Earth Bar” në pedonalen e qytetit nga dje sjell një linjë të plotë lëngje frutash dhe sallatash, të gjitha bio.

Është një ambient i vogël, por i kuruar me shumë pasion dhe dashuri.

Pasioni i Megit është ingredienti i duhur për Shqipërinë që duam. Suksese Megi!”- shkruan Peleshi.

 

Komento
Shperndaje