Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ky është personi që përdhunoi gruan me probleme mendore

Ky është personi që përdhunoi gruan me probleme mendore
December 16
15:51 2016

Rezar Bineri, 55 vjeç, raportohet se ka kryer seks me dhunë me fqinjën skizofrene, 39-vjeçaren A.Myrtaj, dhe akti është zbuluar nga motra e saj, e cila menjëherë ka vënë në dijeni policinë.

Burime nga policia bënë me dije se personi në fjalë është elektricist dhe se ai kishte kopjuar çelësin e shtëpisë së gruas me probleme mendore dhe futej vazhdimisht atje kur gjente mundësinë për të kryer marrëdhënie seksuale me forcë me të.

Motra e të abuzuarës e ka zbuluar rastin, pasi ka parë se motra e saj kishte ngelur shtatzënë.

Ndërkohë që bëhet me dije se Bineri në polici ka thënë se ai kryente vazhdimisht marrëdhënie seksuale me A.Myrtaj që prej 5 vitesh dhe futej në shtëpi kur motra tjetër nuk ndodhej atje.

Por Bineri ka thënë se ai nuk ka kryer marrëdhënie me dhunë, por me dëshirë me të, pasi ajo i kishte thënë se nuk mund të bënte  fëmijë.

Policia ka vënë në pranga Binerin, i cili akuzohet për kryerje marrëdhëniesh seksuale pa dëshirë ndaj personave të pambrojtur. /Blitz.al/

Shperndaje