Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kuvendi nis punimet për të shkarkuar Metën, Presidenca njofton tjetër konferencë

Kuvendi nis punimet për të shkarkuar Metën, Presidenca njofton tjetër konferencë
June 13
09:34 2019

Ndërsa Kuvendi ka nisur sot një mocion me debat, në lidhje me vendimin e Kreut të Shtetit Ilir Meta, për të shfuqizuar 30 qershorin si datën e zgjedhjeve vendore, zyra e shtypit të Presidentit njofton një tjetër konnferencë për mediat.

Teksa punimet kanë filluar në Parlament, me Taulant Ballën që mbajti fjalën e parë dhe e quajti vendimin e Presidentit si shkelje të Kushtetuës, stafi i Metës njofton se konferenca do të zhvillohet sot në orën 17:00. Megjithatë nuk dihet nëse vetë Presidenti do të dalë  përpara mediave.

E paqartë është dhe se për çfarë do të flitet, por gjithsesi fakti që është lënë menjehërë pas seancës së Kuvendit, kur do të miratohet dhe një rezolutë për shkarkimin e Presidentit, tregon diçka.

Ky është njoftimi plotë i Presidencës:

“ Të nderuar kolegë!

Sot në ora 17:00, konferencë për shtyp në Presidencë.

Ftohet media të jetë e pranishme, edhe me transmetim LIVE!

Ju faleminderit për bashkëpunimin!” /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje