Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Kuvendi ‘i zgjat’ mandatin Metës, shtyn me dy muaj afatin e Komisionit Hetimor për shkarkim

Kuvendi ‘i zgjat’ mandatin Metës, shtyn me dy muaj afatin e Komisionit Hetimor për shkarkim
September 18
15:30 2019

Me 7 vota pro dhe 2 kundër, është miratuar kërkesa për shtyrjen me dy muaj të afateve të punimeve për Komisionin Hetimor për shkarkimin e presidentit Meta. Dy deputetët që votuan kundër ishin Halit Valteri dhe Adriatik Alimadhin. Kjo kërkesë tashmë do t’i kalojë kuvendit, për miratim në seancën e datës 3 tetor.

Kërkesa erdhi për shkak se konkluzionet e komisionit të Venecias do të dalin më 12 tetor, disa ditë pas mbylljes së afatit ligjor të strukturës hetimore që është data 8 tetor.

Ndërkohë bëhet e ditur, se ditën e sotme, kreu i shtetit i ka dorëzuar këtij Komisioni dokumentin që dispononte për çështjen e djegies së parlamentit në protestën e opozitës më 8 qershor, por nuk është paraqitur anëtarëve të saj duke qenë se një pjesë e tyre nuk janë pajisur me certifikatë sigurie. Ndërkohë më herët, ai ka publikuat raportin 55-faqësh që do të përdorë para Komisionit të Venecias për të argumentuar vendimin e tij për të anuluar dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit.

 

Share