Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kuvendi i Shqipërisë, një minutë heshtje në nder të viktimave të tragjedisë së Brukselit

Kuvendi i Shqipërisë, një minutë heshtje në nder të viktimave të tragjedisë së Brukselit
March 24
11:43 2016

Si çdo të enjte, ka nisur seanca parlamentare, ku Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur një minutë heshtje në nder të viktimave të tragjedisë së Brukselit.  Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në nisje të seancës së sotme, tha se ky agresion ndaj vlerave të Europës së bashkuar na motivon për të shtuar vendosmërinë e për të fituar betejën me terrorizmin, i cili nuk ka vend në Europë.

Në shenjë solidariteti ndaj kujtimit të viktimave të akteve terroriste i gjithë Kuvendi është ngritur në këmbë duke respektuar heshtjen 1 minutëshe.

Shperndaje