Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kuvendi fut në kalendar reformën në drejtësi, diskutohet në seancën e 21 korrikut

Kuvendi fut në kalendar reformën në drejtësi, diskutohet në seancën e 21 korrikut
June 24
19:45 2016

Drafti i reformës në drejtësi është vendosur të përfshihet në kalendarin 3-javor të Kuvendit dhe pritet që të diskutohet në seancën e 21 korrikut.

Mësohet se gjatë mesditës, Kuvendi ka përgatitur Kalendarin për periudhën 4-22 korrik dhe ka parashikuar shqyrtimin, diskutimin dhe miratimin e ndryshimeve në Kushtetutë.

Ky draft u miratua vetëm me votat e mazhorancës për shkak se opozita vendosi të bojkotonte pjesëmarrjen. Për Partinë Demokratike, primare mbetet zbatimi i Nenit 88, si pjesë e raportit të rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Në të njëjtën ditë me reformën në drejtësi, do të shqyrtohet edhe nisma e deputetëve për ndryshimet në Kushtetutë me fokus dekriminalizimin.