Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kuvend, Flamur Noka tenton të godasë deputetin socialist Sadri Abazi

Kuvend, Flamur Noka tenton të godasë deputetin socialist Sadri Abazi
September 15
17:01 2016

Seanca e sotme e parlamentit është shoqëruar me tone të larta dhe me tensione. Madje demokratët kanë rrethuar edhe foltoren gjatë fjalës së kryeministrit Rama.

Pasi deputetët janë larguar nga foltorja, Flamur Noka është afruar pranë vendit ku ishte ulur një nga ligjvënësit socialist, Sadri Abazi,  për ta goditur.

Siç mund të shohim në një video të publikuar nga Shqiptarja.com, ka qenë deputeti Florion Mima ai që e ka tërhequr Nokën nga tavolina e Abazit.

Nuk dihet arsyeja se pse Noka ishte i acaruar me deputetin socialist, por padyshim duhet të ketë qenë ndonjë fjalë e Abazit gjatë seancës plenare të së enjtes. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje