Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kushtetuta e re hyn sot në fuqi, reforma ende e paplotësuar

Kushtetuta e re hyn sot në fuqi, reforma ende e paplotësuar
August 11
10:23 2016

Ndryshimet kushtetuese që u miratuan unanimisht më 22 korrik, hyjnë së fundmi në fuqi. Botimi i ndryshimeve kushtetuese në Fletoren Zyrtare erdhi një ditë pas presidenti i Republikës, Bujar Nishani, dekretoi ligjin që i hap rrugë reformës në drejtësi, një proces i stërzgjatur shoqëruar me përplasje dhe debate mes palëve politike.

Por mosmiratimi ende i shtatë ligjeve organike që shoqërojnë këtë reformë, ende nuk është arritur, bëjnë që reforma të mbetet e paplotësuar. Bashkangjitur dhe pushimet verore, mund të thuhet se gjasat për miratimin e reformës brenda këtij sesioni mbeten në pikëpyetje.

Kushtetuta e re detyron Kreun e Lartë të Shtetit që brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi e ndryshimeve, pra brenda ditës së sotme, të nisë procedurën për zgjedhjen e 9 anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, në një kohë kur mungon ligji për kriteret e KED.

Edhe nëse parlamenti mblidhet ditën e sotme për ta miratuar ligjin, sërish afati i përcaktuar më 16 gusht, nuk mund të kapet për shkak se ligjit i duhen dhe 15 ditë të tjera për të hyrë në fuqi. Sipas presidentit Nishani, kanë nisur ngërçet e para. Prioritet veç KED ka edhe Vetingu, seanca për miratimin e të cilit duhet të zhvillohet brenda muajit Gusht. Ndërkaq ka më tepër kohë për institucionet e tjera që parashikohet të ngrihen, si: Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje