Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kushtetuesja i heq mandatin Koço Kokëdhimës

Kushtetuesja i heq mandatin Koço Kokëdhimës
May 09
13:05 2016

Gjykata Kushtetuese ka vendosur t’i heqë mandatin deputetit Koço Kokëdhima. Ai akuzohej nga Partia Demokratike për përfitim të fondeve publike në kohën kur ka mbajtur edhe mandatin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë.

Partia Demokratike akuzoi Kokëdhimën se kompanitë e tij kishin përfituar 150 tendera nga fondet publike. Vendimi i sotëm i Kushtetueses i dha të drejtë pretendimit të opozitës për mandatin e deputetit të Vlorës.

Mësohet se me largimin e Kokëdhimës, vendin e tij do ta zërë Edmond Leka, kreu aktual i degës së Partisë Socialiste në Vlorë.

I pyetur për vendimin e Kushtetueses, deputeti socialist njëherazi kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, tha se respekton vendimmarrjen në çdo formë qoftë ajo.

Komento