Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kushëriri i ish-bashkëshortes të sulmuesit në Nice: Nuk ishte mysliman, me gjasa xhihadist

Kushëriri i ish-bashkëshortes të sulmuesit në Nice: Nuk ishte mysliman, me gjasa xhihadist
July 15
20:04 2016

Walid Hamou, kushëriri i ish-bashkëshortes së terroristit që kreu sulmin e djeshëm në Nice, shprehet për Mohamed Lahouaiej Bouhlel se ai nuk ishte një besimtar mysliman, ai pinte alkool, hante mish derri, drogohej, e dhunonte gruan e tij dhe nuk shkonte në xhami, përcjell Blitz.al.

Sipas Hamou-t, autori i tragjedisë për Francës me shumë gjasa duhet të ketë qenë një xhihadist, i cili shkelte çdo rregull të Islamit. “Kurrë nuk u lut në xhami, konsumonte drogë, dhunonte bashkëshorten, nënën e tre fëmijëve të tij të moshave 5, 3 vjeç dhe 18 muajsh.”, shprehet ai.

Mohamed Lahouaiej Bouhlel ishte një emër i njohur për policinë franceze. Ai humbi punën, kur ran ë gjumë në timon dhe u përplas me katër makina. Fakte shqetësuese vijojnë të dalin në dritë lidhur me autorin e sulmit të rëndë. Një fqinj tunizian i tij ka thënë së fundmi për të: “Një natë të enjteje, ai ishte duke pirë me një koleg, me të cilin më pas u konfliktua. Kolegu e cilësoi si një njeri të pavlerë dhe Bouhlel iu përgjigj “Një ditë, ju do të dëgjoni për mua.”

Komento
Etiketimet
Shperndaje