Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Cili është qyteti më ateist në botë?

Cili është qyteti më ateist në botë?
December 07
16:28 2016

E keni menduar ndonjëherë se cili është shteti apo qyteti që ka banorët më jobesimtarë në botë?

Kryeqyteti gjerman, Berlini, është përcaktuar si “kryeqyteti ateist i Europës”, me më tepër se 60% të banorëve që e kanë përcaktuar veten si jobesimtarë.

Qyteti i Norwich në Britaninë e Madhe mësohet se ka numrin më të lartë të personave që e përshkruajnë veten e tyre si ateistë në këtë ishull, pasi në sondazhet e zhvilluara figuron se 42.5 % e banorëve nuk besojnë në Zot.

Por si paraqitet ky raport në vende të tjera të botës?

Natyrisht që sondazhe të tilla nuk mund të bëhen në zona apo shtete me probleme të thekshme sociale, ku banorët e kanë të vështirë të shprehin atë që ata mendojnë realisht për besimin fetar.

Në shumicën e kryeqyteteve europiane apo edhe në shtetet amerikane, mesatarja e përgjithshme e ateizmit është në nivele nga 10-20%.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje